Hiti i Drake që "çmendi" gjithë botën qenka i vjedhur

Hiti i Drake që "çmendi" gjithë botën qenka i

Reperi Drake është përballur sërish me akuzat e vjedhjes së muzikëve. Këtë herë, ai do të ketë probleme me Samuel Nicholas III, i njohur si Sam Skully.

Ky i fundit thotë se Drake i ka vjedhur muzikën, të cilën e ka përdorur në hitin e tij "In my feelings". Kjo është kënga që cmendi të gjithë rrjetin dhe miliona përdorues bënë video të shkurtra me pjesën "Kiki do you love me?"

Por akuzat nuk përfundojnë këtu. Sam Skully deklaroi se Drake dhe Big Freedia i kanë marrë një pjesë të hitit të tij "Roll Call" në vitin 2000, por nuk kërkuan kurrë leje.

Në dokumentet e siguruara nga TMZ, Sam thotë se publikoi beat-in në CD, por pas disa vitesh mësoi se puna e tij ishte vjedhur.

Drake duket se është i qetë dhe nuk i bëjnë përshtypje këto akuza.   

EMISIONET