Përfaqësues i shoqatës europiane të gazetarëve, Arben Hitaj, deklaroi në emisionin Ekopolitkë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, se vendimi për mbylljen e televizionit shënon një ditë të zezë për demokracinë në Shqipëri.

Arbër Hitaj: ''Është një ditë e zezë për demokracinë shqiptare, sepse për herë të parë që nga vitet 92, 95 vite të mbrapshta që ka kaluar vendi, kemi një qeveri që merr një vendim kaq drastik. Ende nuk është materializuar dhe ne shpresojmë që të kemi një kthim pas. Por kjo është një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri, sepse nuk mundet që në një periudhë kur media po vuan pasoja të rënda ekonomike, ne si shoqatë e gazetarëve europianë, kemi dërguar dhe letra të hapura të gjithë aktorëve politikë, lokalë por edhe ndërkombëtarë, ku i kemi kërkuar që të ndihmojnë mediat, të jenë tolerantë me mediat, madje të ketë incentiva ndihmuese ndaj mediat. Ne përballemi me një situatë si kjo ku kemi gjoba ndaj medias. Gjoba mjaft të larta në kohë krize. Në një moment ku duhet të kemi një tolerim në njëfarë mënyre dhe incentiva financiare për bizneset e prekura nga pandemia, ne kemi dhe përballemi me situata si kjo që janë një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri.''

/Ora News.tv/