Garës për "Topin e Artë 2019" nuk kishte si t'i mungonte një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për Kosovare Asllanin, sulmuesja e cila do të duelojë me kundërshtaret femra për titullin e futbollistes më të mirë të vitit, "Topi i Artë 2019" për kategorinë femra.

30-vjeçarja, nga ky vit është pjesë e klubit të Real Madridit, ndërsa prej vitit 2008 mbron ngjyrat e flamurit të Suedisë, shtet edhe ku ka lindur.


/Ora News.tv/