Bota e tenisit ka një yll të ri.

Pasi surprizoi Roger Federer në gjysmëfinalen e ATP, gjermani Alesandër Zverez ka mposhtur numrin 1 të botës, Novak Djokovic në finalen e madhe, duke bërë të vetin trofeun e ATP-së. 21 vjeçari triumfoi në dy sete, 6-4, 6-3 në finale, duke u bë i pari gjerman që nga Boris Becker që fiton një turne kaq të rëndësishëm.

Përpara kësaj përballjeje, Zverez mbante vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, por kyu triumf pritet ta ngjisë atë në shkallë më të larta të klasifikimit.



/Ora News.tv/