Disa ditë më parë princi Harry i Anglisë mbrojti të shoqen Meghan Markle, duke e krahasuar trajtimin ndaj saj nga ana e mediave me të ëmën Lady Diana, tashmë vjen reagimi i Hillary Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit e mbron dukeshën e Sussex dike thënë se, "E sulmoni sepse vjen nga dy raca", duke iu referuar faktit se nëna e saj është afro-amerikane.

Duke komentuar në një intervistë për "The Sunday Times", vendimin e Harryt, për të paditur disa media, Hillary është kategorike: "Mënyra se si trajtohet është e pashpjegueshme, duhet t'iu vijë turp të gjithëve".


/Ora News.tv/