Hila "shpërthen" ndaj Bajrabës për emigrantët: Ministria e Diasporës për t'i gjetur punë Majkos

Eksperti Kosta Bajraba i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se qeveria aktuale ka ndërmarrë hapa konkretë për emigrantët. Kjo bëri që Dritan Hila të "shpërthente" duke theksuar se Shqipëria nuk ka as statistika për ta, duke shtuar se Ministria e Diasporës është krijuar për t'i gjetur një punë Pandeli Majkos.

Pjesë nga debati: 

Bajraba: Meqë përmendët se çfarë bëjnë qeveritë, sot ka një interes më të madh

Hila: Kanë krijuar një ministri me dy punonjës. I kanë gjetur një vend pune Pandeli Majkos.

Bajraba: Nga retorika..

Hila: E di sa ka shërbimi konsullor? Nja 30 veta.

Bajraba: Nga retorika për emigrantët, tani ka kaluar...emigrantët janë lojtarë ekonomik.

Hila: Ti nuk ke një regjistër emigrantësh. Nuk e di sa ke në burgje. Ministria e Jashtme nuk e di sa ka në burgje.

Bajraba: Ka statistika...

Hila: Statistikat janë zero.

Bajraba: Ka kaluar nga retorika në politika më realiste. Ka një fond për zhvillimin e iniciativës së diasporës. Ka një qendër votimesh për diasporën. Të themi ato që janë.


EMISIONET