Hila: Ramës nuk do ti dalë jeta politike ta lerë vendin pa opozitë

Hila: Ramës nuk do ti dalë jeta politike ta lerë vendin pa

Moderatori i emisionit "Arena" në RTV Ora, Dritan Hila i ftuar në emisionin "Tempora" ku ko komentoheh rezultatet e sondazhit të IPR Marektin në bashkëpunim me RTV Ora, u shpreh se kryeministrit Edi Rama nuk do ti dalë jeta politike, që të lerë vendin pa opozitë.

Hila: Edi Ramës nuk do ti dalë jeta politike, se jetën biologjike le ta ketë sa më të gjatë, që të lerë vendin pa opozitë. Opozita është pjesë natyrale e njeriut, lere më po të gjejë njëcik hapësirë që të dali. Lere më në Ballkan, që është një vend që prodhon histori dhe gurgulera më shumë sesa arrin të konsumojë. Tek ky 52% unë fus edhe ata njerëz që nuk kanë qenë dakord për të dalë sepse mund ti zhvillonin në dy fronte dhe këtë e kanë shprehur. Dhe unë të jem i sinqertë nuk arrij ta kuptoj pse ti duhet të mbash fjalim me megafon në mes të sheshit, kur nuk arrij ta kuptoj çfarë thua. Ndërkohë që ke lënë parlamentin ku mund të  artikulosh qartë dhe fare qartë të bësh protesta.

Lexoni ketu te gjitha rezultatet e Sondazhit te dytë te IPR Marketing, 29 maj 2019


EMISIONET