Drejtuesi i emisionit “Arena”, Dritan Hila i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi protestën e opozitës u shpreh se nëse Basha nuk premton se do të fillojë një cikël ndryshimi, nuk do të ketë sukses.

Hila u shpreh se PD ka ardhur në pushtet në momentet që PS ka qenë e përçarë, ndërsa theksoi se këtë herë Rama është kujdesur që të mos lerë asnjë delfin brenda PS-së të bëjë çarjen.

Dritan Hila: Po nuk premtoi se do të fillojë një cikël ndryshimi Basha nuk do të ketë sukses. Qoftë edhe nga ana taktike sepse Rama komandon partinë më të madhe të konfirmuar në 30 vjet në shifra dhe vetëm një shpërbërje e saj mund t'i japë shpresë Bashës të vij në pushtet. Ne e kemi parë që PD ka ardhur dy herë në pushtet si rezultat i pasivitetit të së majtës dhe mungesës së vullnetit të saj. kemi '92 dhe 2005 me përçarjen që solli zoti Meta tek e majta, që i dha mundësi Berishës që të fitonte. Unë nuk mendoj se ka ndonjë delfin brenda PS-së që do të bëjë çarjen, sepse Rama është kujdesur që ta lërë tokë të djegur brnda PS. E vetmja mënyrë është hapja e sistemit, që do nxjerrë figura të reja të së majës që do ti prekin atë pjesë të korpusit jo besnik, Ramës.


/Ora News.tv/