Për drejtuesin e emisionit "Arena", Dritan Hila bisedime mes PS dhe PD do të ketë, por kjo nuk e zhvlerëson opozitën.

Në studion e lajmeve, Hila tha se opozita e ka kryer punën e saj sa i përket demonstrimit në rrugë. Sipas tij kjo bëri që PD t'i rritet edhe përkrahja.

Dritan Hila: Unë mendoj që opozita e ka kryer punën e saj sa i përket demonstrimit në rrugë. Kjo në një farë mënyrë e rriti përkrahjen, të paktën tek elektorati besnik që i kishte rrjedhur në 2017. Ka një farë hepimi nga ngjarja e 30 qershorit, sepse u pretendua që nuk do lejohej Rama të bënte zgjedhje, pastaj gjuha e saj u zbut. Elektorati i djathtë është në një gjendje 'stand by' duke pritur se çfarë do zhvillojë më tepër Basha dhe Kryemadhi. Unë mendoj se bisedime do të ketë. Kjo nuk e zhvlerëson opozitën. Bisedimet këta me Ramën do ti zhvillojnë dhe pastaj a do jetë Rama kryeministër në zgjedhjet që do vijnë do përcaktohet nga tryeza që do zhvillojnë. Rama momentalisht është kryetar i PS, është një autokrat dhe nuk ka asnjë shpresë që dikush tjetër të dalë dhe ta përmbysë.

/Ora News.tv/