Hidhen poshtë akuzat për krijuesin e Wikileaks

Hidhen poshtë akuzat për krijuesin e Wikileaks

Prokurorët suedezë kanë mbyllur një hetim për përdhunim ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange. Hetimi filloi në vitin 2010, kur një grua suedeze akuzoi zotin Assange se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur me të, ndërsa ajo ishte duke fjetur.

Zëvendës kryeprokurorja Eva-Marie Persson u tha gazetarëve të martën se çështja u hodh poshtë megjithëse prokurorët e cilësuan pretendimin e gruas si "të besueshëm".

"Pas hetimit plotësues të kryer gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës, tani është e qartë se dëshmia gojore dhe mbështetja për deklaratën e dhënë nga paditësi, është dobësuar. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të kalimit të një kohe të gjatë nga momenti kur ka ndodhur ngjarja dhe për arsye të natyrshme se me kalimin e kohës zbehet kujtimi i ngjarjeve".

Afati për gjykimin e çështjes skadon në gusht të vitit 2020. Assange, një shtetas australian, ka mohuar vazhdimisht akuzën.

Assange u dëbua nga Ambasada e Ekuadorit në Londër dy muaj para vendimit të qershorit, pasi ishte strehuar aty për shtatë vjet si diplomat.

Autoritetet britanike e arrestuan atë menjëherë dhe ai tani po vuan dënimin 50 javësh në një burg të Londrës për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht në vitin 2012.

Assange po lufton gjithashtu kundër kërkesës për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku ai po përballet me akuza për publikimin e dokumenteve sekrete.

Vendimi i së martës pason një vendimi të gjykatës në qershor, sipas të cilit Assange nuk duhet të ndalohet./VOA

EMISIONET