Hetim skandalit me çmimin e maskave dhe dezinfektuesve, zv/Ministrja: Ky është një turp!

Hetim skandalit me çmimin e maskave dhe dezinfektuesve, zv/Ministrja: Ky

Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim për abuzimet me çmimin e maskave dhe dezinfektuesve, dy nga produktet më të kërkuara në Itali që prej shpërthimit të koronavirusit.

Hetimi nisi me akuzën për "manovra spekulative për nevojat themelore".

"Zëvendës Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Laura Castelli, duke folur për këtë çështje tha se është një turp që çmimet dezinfektuesit dhe maskat në disa zona të shpërthimit të virusit janë rritur.

"Ne jemi duke shqyrtuar miratimin e rregullave për  çmimet e dezinfektuesve dhe maskave, për të shmangur rritjen e pajustifikuar. Vetëm dje kemi biseduar për këtë me Ministrin, me të cilin jemi praktikisht në mbledhje të përhershme. Guardia di Finanza dje filloi kontrollet për këto rritje anormale të çmimeve.“

Kur rezervat e këtyre produkteve filluan të bien në farmaci dhe supermarkete, dikush filloi të aplikonte çmime që ishin të paimagjinueshme për mallrat që janë bërë aq shumë të kërkuara gjatë këtyre ditëve. Abuzimet vihen re kryesisht në platformat në Internet (shitjet online).

Qytetarët kanë paguar edhe shtatëdhjetë euro për tre maska letre.

EMISIONET