Heronj/ Nisen për ndihmuar të pëmbyturit nga shiu, vdesin pas përplasjes së helikopterit

Tre punonjës të ekipit të kërkim-shpëtimin kanë vdekur gjatë një operacioni për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet në jug të Francës, pasi helikopteri i tyre u përplas pranë Marsejës.

EC145 ishte në fluturim në rajonin e Var mbrëmjen e së dielës kur u humb kontakti, thanë zyrtarët.

Helikopteri u rrëzua dhe tre anëtarët e ekuipazhit u gjetën afër qytetit të Rove.

Ndërsa kanë nisur hetimet.

Shiu i madh në Francën jug-lindore ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe vdekje të shumta.

Në një deklaratë, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner dhe zëvendësi i tij, Laurent Nuñez, i konsideroi të tre viktimat si "heronj që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur francezët.”

Burimet thanë se mjegulla në zonë mund të ishte një faktor për përplasjen e helikopterit në kodrat në veri të Marsejës.

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Francën jug-lindore javët e fundit.


EMISIONET