Për herë të parë një presidente femër në Sllovaki

Për herë të parë një presidente femër në

Kandidatja e anti-korrupsionit, Zuzana Caputova ka fituar zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë.

Caputova është femra e parë që merr postin e presidentes së vendit.

Caputova, e cila nuk ka pothuajse asnjë përvojë politike, mundi një diplomat të nivelit të lartë, Maros Sefçoviç, i nominuar nga partia qeverisëse.

Ajo i cilësoi zgjedhjet si një betejë mes së mirës dhe së keqes.

Zgjedhjet vijnë pas vrasjes së gazetarit investigativ vitin e kaluar.

Jan Kuciak po hetonte lidhjen midis politikanëve dhe krimit të organizuar, kur u qëllua së bashku me të fejuarën e tij në shkurt 2018.

Caputova përmendi vdekjen e Kuciak si një nga arsyet pse vendosi të kandidonte për presidente.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, ajo fitoi rreth 58% të votave ndaj 42% që mori Sefcovic.

Caputova mori rëndësi të madhe si avokate pasi drejtoi një padi kundër një landfilli ilegal që zgjati 14 vjet.

Ai u propozua nga partia qeverisëse Smer-SD, që udhëhiqet nga Robert Fico, i cili u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së Kuciak.

Në raundin e parë të votimit, Caputova fitoi 40% të votave, ndërsa Sefcoviç mori më pak se 19%.

EMISIONET