Për herë të parë një gazetar shqiptar në kryesinë e Shoqatës së Gazetarëve botërorë në Gjenevë

Për herë të parë një gazetar shqiptar është zgjedhur në kryesin e Shoqatës së Gazetarëve botërorë me seli në Gjenevë. Bëhet fjalë për Nefail Maliqin, nga Persheva, i cili jeton dhe vepron në Gjeneve që prej 20 vitesh.

Vendimi për ta zgjedhur gazetarin shqiptar në këtë kryesi u mor në Asamblenë e Përgjithshme  të shoqatës.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, ndërsa zgjedhja e Maliqit është përshëndetur nga të gjithë kolegët e tij, duke e cilësuar si historike.

Pas punimeve të Asamblesë, gazetari Nefail Maliqi teksa falenderoi kolegët tha për mediat zvicerane se  “është ky një suksese jo vetëm i imi, por në përgjithësi i gazetarisë shqiptare, kur për herë të parë në kryesinë e një shoqate ndërkombëtarë zgjidhet një gazetar nga Ballkani…”

Nefail Maliqi punon si gazetar dhe ka qenë raporter për disa televizione në Shqipëri dhe rajon.

Gazetari nga Presheva njihet si një ndër gazetaret më aktivë në diasporën shqiptare, që ka kontribuar në çështjen e Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

EMISIONET