Për herë të parë në historinë e Operës së Vjenës ngjitet në skenë vepra e një gruaje

Për herë të parë në historinë e Operës

Për herë të parë në 150 vjet histori, Opera e Vjenësdo të ngjisë në skenë veprën e bërë nga një femër.

Kompozitorja austriake Olga Neuvvirth ka shkruar një vepër të bazuar në novelën Orlando të Virgina Woolf’ 1928, e cila ka të bëjë me temat e rrjedhshmërisë dhe dualitetit gjinor.

Ky rol do të luhet nga mezo-sopranoja amerikane Kate Lindsey.

Orlando jeton me shekuj, fillimisht si një burrë dhe më pas shndërrohet në një grua.

Kompozitorja Neuwirth thotë se androgjenia dhe refuzimi i stereotipeve gjinore e ka inspiruar atë që kur ka lexuar novelën e Woolf’s në adoleshencë.

“Jo vetëm që është një udhëtim ndër shekuj por është një udhëtim i marrjes në pyetje të vazhdueshme të normave të imponuara nga shoqëria, dhe shoqëria bëhet nga burri. Çdo qenie njerëzore është e lirë të zgjedhi të jetë ai/ajo që ndjejnë brenda vetes. Nuk ka më asnjë ndarje binare të roleve," - tha ajo për BBC.

Dirigjenti Matthias Pintscher tha se historia e Orlandos është e reflektuar në muzikë duke përshtatur veglat muzikore me çdo pjesë të veprës.

Ndërkohë nga ana tjetër autorja e kësaj pune, kompozitorja Olga Neuwirth thotë se ndihet paksa e çuditshme duke qenë kompozitorja e parë femër që ngjit në skenën e operas së Vjenës një punë të realizuar nga gjinia femërore.

“150 vjet, është një kohë e gjatë por unë gjithmonë kam thënë se nuk është kurrë vonë. Është mirë që ata më në fund kanë menduar për këtë. Në fund nëse ti je e para do të ketë një të dytë, një të tretë dhe me radhë, pra është gjithmonë mirë të ketë një pikë nisje,”- u shpreh më tepër kompozitorja. 

EMISIONET