Pedagogu Henri Çili i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, renditet pesë faktorët që kanë goditur lirinë ekonomike në vend.

Çili: Liria ekonomike në Shqipëri në këto 5-6 vite është goditur njëkohësisht në 5 drejtime njëkohësisht. Fillimisht me taksën progresive. Pse ka kaq shumë emigracion? Sepse paguhen kaq shumë taksa. Sikur kjo të mos mjaftonte, ka një presion të madh për formalizim, kjo ka një kosto më vete. Kemi një administratë tërësisht të papërgjegjshme dhe të korruptuar dhe inefiçente. Ky është rreziku i tretë për këllqet e dobëta të ekonomisë. 

Rishtetëzohet CEZ-i. Nuk ka asnjë privatizim në këto 5-6 vite. Dhe për t'i dhënë dermën, gjë që e ka vënë re BE-ja, pothuajse prishet fare koncepti i garës me koncesione të pa kërkuara, garë të drejtpërdrejtë. Cila ekonomi do t'i përballonte këto të 5-ta sulme njëkohësisht mbi lirinë ekonomike?

Ka një keqkuptim në lidhje me oligarkët. Në Shqipëri janë zhvilluar disa ndërmarrje paksa taksa harxhuese. Jo se tregu i shërbimit publik nuk duhet të ekzistojë, por duhet të jenë në formën më korrekte që të sigurohet një produkt sa më cilësor.

/Ora News.tv/