Hëngri zemrën e të dashurës pas sherrit me të, dënohet 12 vjet

Hëngri zemrën e të dashurës pas sherrit me të,

Me siguri donte të imitonte Hannibal Lecter, të interpretuar nga Anthony Hopkins në filmin 'Heshtja e të pafajshmëve".

Alexey Yastrebov, 35vjeçar rus, në vijim të një diskutimi të ashpër, goditi dhe vrau të dashurën e tij Ekaterina, 27 vjeç me 129 goditje thike, për t'i ngrënë më pas zemrën dhe një mushkri, shoqëruar me një gotë verë të kuqe.

Yastrebov pasi ka goditur vazhdimisht gruan, i ka shkulur 'mollën e Adamit' (gurmazin) me një thikë dhe më pas ka zierë zemrën e saj dhe një mushkëri në kuzhinën e apartamentit ku jetonte, në Krasnoyarsk, në Siberi.

Më pas i ka ngrënë, duke 'festuar' me një gotë verë të kuqe, ashtu siç bëri Hannibal Lecter.

Me të mbaruar darka, i ka kërkuar pronares së shtëpisë të lajmërojë policinë.

Përveç dënimit me burg, për të është kërkuar edhe trajtim psiqiatrik.

Mamaja e Ekaterinës, e cila la pas dy fëmijë, u ankua se dënimi ishte shumë i ulët: "Duhet t'i jepnin dënim të përjetshëm, meqë nuk është në fuqi dënimi me vdekje", është shprehur.

EMISIONET