Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtore dhe dënoi me 32 vite burg Marjana Cmetën, e cila u akuzua për vrasje dy vjet më parë, të ish vjehrrës së saj Lirie Lamit. Prokuroria kishte kërkuar për të dënimin me 35 vite burg ndërsa vete e akuzuara nuk e ka pranuar krimin e rendë duke kerkuar pafajësi. 

Rrefimi tek hoxha

Prova që i rëndoi pozitën 25 vjeçares,  e cila është nënë e një vaze të  mitur,  është dëshmia e saj para Hoxhës, Hysen Shehu, në xhami. Ai tregoi se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë  lëngun e portokallit,  te cilit i kishte futur edhe helmin.

Rrëfimin e  kishte regjistruar hoxha në xhaminë e Qytet Studentit dhe më pas ka vënë në dijeni djalin e të ndjerës, Oltjan Lamin,  i cili pasi e ka parë videon ka bërë denoncimin në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi vet hoxha nuk e kishte raportuar në autoritete këtë ngjarje.

E reja i ofroi vjehrrës një lëng portokalli në të cilin kishte hedhur helm miu, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre. Më pas duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, nusja ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe me pas më pas ka njoftuar xhaxhanë e bashkëshortit  dhe e kanë transportuar për në spital duke e paraqitur si të vetëhelmuar.

/Ora News.tv/