Juristi dhe konstitucionalisti, Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora u shpreh se sistemi zgjedhor nuk është thelbësor në një palë zgjedhje.

Hazizaj shtoi se vendi ynë është vendi i parë në botë me më shumë dispozita ligjore për zgjedhje.

Hazizaj: Sistemi zgjedhor nuk është themelor  në respektin ndaj votës së qytetarëve. Italia, nga 1946 deri në vitin 1995 ka pasur një sistem zgjedhor, dhe i është qasur votës së qytetarëve, duke patur vullnetin politik, sepse ky është qëllimi, që qytetari të votojë dhe të numërohet. Nga ana tjetër, në 1995 , dhe në 2004 ka bërë përsëri një reformë zgjedhore dhe kushtetuese, dhe vazhdon me të njëjtin. Ne vetëm në ndryshimet pas 2008 e kemi bërë Kodin Zgjedhor kashtë, e kemi copëtuar, kemi bërë 3-4 ndryshime, që fillojnë  me sistemin  dhe përfundojnë përsëri me sistemin, dhe prap vota manipulohet nga të gjithë, dhe na ka vajtur kodi zgjedhor, me 186 -190 dispozita të kodit zgjedhor, dhe jemi të parët në botë që kemi kaq numër të madh dispozitash. Parlamenti Europian për zgjedhjet ka 92 nene, Estonia ka 74 dispozita, Hungaria ka 56, Shqipëri ka 186 dhe të gjitha vendet e perëndimit ka 60 deri 85.


/Ora News.tv/