Hazizaj: Nuk mund të institucionalizosh një kryeprokuror me ligjin e vjetër

Hazizaj: Nuk mund të institucionalizosh një kryeprokuror me ligjin e

Juristi i njohur Sokol Hazizaj i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se ankimimet në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurorit kanë tejkaluar afatet pasi këto ankimime mund të bëheshin kur është miratuar reforma në drejtësi.

Hazizaj: Afati kohor për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka kaluar tashmë.  Këto nonsesne që konstatohen midis ligjit dhe ndryshimeve kushtetuese duheshin bërë menjëherë pas reformës. Mënyra si kaloi reforma i la në harresë detajet. Sot nuk flasim më për ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

 Vendimi i Kuvendit merret me shumicë të thjeshtë dhe kjo është e mbyllur. Ndryshon vendimi i Kuvendit për kryeprokurorin e mandatuar që është me shumicë të cilësuar. A e ka bërë të qëllimshme? Unë mendoj se ka hile brenda.  

Nuk mund të institucionalizosh një kryeprokuror në referenca të vjetra që do të thotë nuk ka kaluar vettingun. Mungesa e vëmendjes opozitës, hileja e mazhorancës me ndryshimet ligjore mund të mos sillte këtë përplasje.




EMISIONET