Hazizaj kritika PS: Zgjodhët në Gjykatë Kushtetuese njerëz që s’kanë dhënë një vendim gjatë gjithë jetës

Hazizaj kritika PS: Zgjodhët në Gjykatë Kushtetuese njerëz

Konstitucionalisti Sokola Haizaj nuk u kursye ndaj deputetes socialiste, Vasilika Hysi, në studion e emisionit “Tempora”, në RTV Ora. Ai tha se juristët që janë zgjedhur për në majën e piramidës së drejtësisë nuk kanë dhënë asnjë vendim gjyqësor gjatë jetës së tyre.

Hazizaj e garantoi Hysin se në një të ardhme ata do japin llogari për veprimtarinë e tyre dhe e gjithë kjo që kanë krijuar do ju bjerë përsipër.

Teksa citon shprehjen e Hysit se “qytetarët janë të lumtur që do ngrihet Gjykata Kushtetuese”, Hazizaj i ka kërkuar deputetes të mos bëhet cinike, sepse nuk është e tillë.

Hazizaj: Kandidatët e miratuar nuk kanë dhënë një herë në jetën e tyre një vendim. Sensi është për të shkuar drejtë gjykatave të karrierës. Çështja është se pa krijuar gjykatat e karrierës, për shkak të ligjit, pa respektuar ligjin kushtetues. Unë jam dakord me ju që presidenti nuk do të gabojë që të mos pranojë betimin e tyre sepse do të ndikojë negativisht. Por kjo nuk është çështje fryme, por kapje e pushtetit. Ju pa dashjen tuaj po e kapni pushtetin. Nuk e di për cilën arsye, por kjo do të kthehet në pësim për shkak të veprimtarisë tuaj. Të jeni të bindur që një ditë jo se do jepni llogari, por të gjithë këtë që keni krijuar do ju bjerë përsipër dhe nëpërmjet këtij ligji do goditeni ju. Do thoni ju ne e bëjmë ligjin edhe për të goditur veten, ju në kuptimin human. Mënyra se si po godisni ju pushtetin, pa konsideruar asnjë lloj sensibiliteti brenda së drejtës. Ju nuk mendoni për hallet e njerëzve sepse hallet e tyre zgjidhen në gjykatë dhe ne nuk kemi gjykatë. Unë këtë e kam bindje. Pse thoni ju që qytetarët janë të lumtur që do ngrihet Gjykata Kushtetuese, po ironi po përdor me ne? Kjo është ironi, cinizëm. Ironi do bësh me ne. Ti nuk e ke natyrën për të tillë.


EMISIONET