Ujësjellësat në Shqipëri punojnë ende në mënyrë mekanike duke konsumuar shumë energji. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto duke folur në konferencën Uji dhe Energjia  e cilësoi  këtë fakt si një sfidë të Ujsjellës –Kanalizimeve. Sipas Haxhinastos rritja e teknologjisë për këtë system do të kthehet në një prioritet. “60% të volumit të ujit që çojmë te qytetari e kemi me ngritje meknaik, pra me konsum të energjisë. Kjo është e lehtë të thuhet dhe e vështirë të realizohet, por duhet filluar dikur”, tha Haxhinasto. Ministri theksoi si problem edhe nivelin e lartë të humbjeve në rrjet. “Ulja e humbjeve në rrjet do të përbëjë gjithashtu një objektiv madhor. Unë jam i bindur se tashmë është filluar edhe detajimi i një plani konkret”, tha ministri.

/Ora News.tv/