Hashim Thaçi ndjek nga afër Kosovën: Të vazhdojmë ëndrrën dhe historinë e suksesit!

Hashim Thaçi ndjek nga afër Kosovën: Të vazhdojmë

Në stadiumin "Fadil Vokrri" po luhet takimi mes Kosovës dhe Republikës Çeke, me Dardanët që 10 minuta përpara fundit po udhëheqin me shifrat 2-1.

Prezent në shkallët e stadiumit është edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka konfirmuar këtë edhe përmes rrjeteve sociale.

"Sot në stadiumin që mban me nder emrin e Fadil Vokrrit mund ta vazhdojmë ëndrrën dhe historinë e suksesit për futbollin e Kosovës. Uroj që djemtë e përfaqësueses sonë ta fitojnë këtë betejë përcaktuese për vazhdimin e kualifikimit në Kampionatin Evropian. Sot duhet të fitojmë për Kosovën, duhet të fitojmë për Vokrrin. HTH"-shkruan Thaçi. 

Takimi është i vlefshëm për grupin A kualifikues të Euro 2020  dhe në rast fitoreje, Kosova ngjitet në vendin e parë në kuotën e 8 pikëve.

EMISIONET