Hashim Thaçi lë spitalin pas kryerjes me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka lënë mbrëmë spitalin pas kryerjes me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale.

Lajmin e bëri të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se tashmë do trajtohet në shtëpinë e tij.

Ai shpreh mirënjohjen për mjekët trajtimin profesional dhe të gjithë miqtë që u interesuan për të.

''Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. HTH''

Hashim Thaçi iu nënshtura një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e djeshme në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

EMISIONET