Presidenti Hashim Thaçi doli sërish në konferencë për median duke nënvizuar se me korigjimin e kufijve nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim territoresh. Idetë e tilla të Serbisë, tha ai nuk do të realizohen asnjëherë.

Jam i përkushtuar për arritje të marrëveshjes dhe pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës kam propozuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, si mundësi e vetme për të legjitimuar kërkesat e shqiptarëve atje. Kjo nënkupton jo ndarje për Kosovën, jo autonomi për serbët. Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës. Duhet të jetë proces transparent dhe paqësor mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti.

Thaçi iu përgjigj dhe kryeministrit Haradinaj.

"Koha e luftës ka përfunduar nuk do të ketë ndarje shkëmbim. Korigjim mund të ketë nëse ndodh pajtueshëmëri e dy anshme. ... Edhe kështu shqiptarët e Medvegjes e Bujanovcit janë duke ardhur në Kosovë. Janë shpërngulur mbi 12 mijë shqiptarë dhe kanë ardhur në Kosovë"

Gjasat minimale

Sipas Thaçit, mundësia për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë është minimale megjithatë, në këtë drejtim po bëhen përpjekje

"Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam thënë qe disa herë se është proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë gjasat janë minimale. Por ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika”, ka thënë ai. 


/Ora News.tv/