"Hashashin nuk e solla unë e gjeta mes jush", Saimir Tahiri: Xhafaj ia kaloi opozitës me akuzat për policinë

"Hashashin nuk e solla unë e gjeta mes jush", Saimir Tahiri:

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk kurseu akuzat edhe ndaj pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj.

Në konferencën për mediat, ai tha se Xhafaj me akuzat për kriminalizimin e policisë ia kaloi dhe opozitës.

Ndërkohë kritika pati edhe për kolegët e mazhorancës dhe kryeministrin Rama, kur tha se "në katër vjet të qeverisë ku pata fatin të shërbej, ti mbledhësh bashkë të katyër vitet kultivimi i hashashit është më pak se një vit i Saliut. Nuk e thotë njeri këtë, për fat të keq as deputetët e PS, as Ministri i Brendshëm se ka përmendur kurrë dhe as Kryeministri dhe unë nuk e di pse".

Saimir Tahiri: Edi Rama në fillim të parlametnit i falenderoi për kontributin opozitar ndërsa pasardhësi im në detyrë me akuzat për policinë e kriminalizuar ia kaloi dhe Saliut dhe Lulit. Por këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbshur medemek për fushat që lëngonin të mbjella me hashash. 

Lazaratin nuk e kishin aty 20 e kusur vjet plot e përplot? Krujën nuk e kishin aty, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishin aty? Të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh.

Ishin aty dhe ditën kur mora unë detyrën dhe tani u thonë njerëzve dhe botës se i bëra unë.Sot në parlament rrinë me dhjetra Ministra, ish-Ministra të Brendshëm, ish-kryeministra, askush nuk ka lëvizur gishtin për të luftuar 25 vjet. Sot rrinë si ëngjëj, shesin dëngla, më bëjnë dhe mua moral. Unë u përpoqa me të mirat dhe të këqiat por mbajta dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral.

Ta dini për statistikë, në katër vjet të qeverisë ku pata fatin të shërbej, ti mbledhësh bashkë të katër vitet, kultivimi i hashashit është më pak se një vit i Saliut. Nuk e thotë njeri këtë, për fat të keq as deputetët e PS, as Ministri i Brendshëm se ka përmendur kurrë dhe as Kryeministri dhe unë nuk e di pse.

EMISIONET