"Harrohen" rrethinat, ndërtesa të dëmtuara në fshatin Kullë dhe Hamallaj

"Harrohen" rrethinat, ndërtesa të dëmtuara në

Banesat në fshatrat e Durrësit janë  të dëmtuara rëndë nga lëkundjet e herë pas hershme të tokës. Shumë banorë e kalojnë natën jashtë ose te të afërmit, ndërsa kërkojnë nga autoritetet grupe ekspertësh, që të vlerësojnë shkallën e dëmeve.

Në këtë banesë 3 katëshe në fshatin Kullë në Sukth të Durrësit jeton familja Goni, e përbërë nga 4  kurora. Që prej tërmetit të 26 nëntorit, banesa e tyre ka marrë dëmtime të konsiderueshme.

Prej 5 netësh, ata e kalojnë natën te të afërmit, ndërsa nga autoritete nuk kanë asnjë ndihmë.

Dëme të rënda ka pësuar dhe biznesi i Bledian Sulkut në fshatin Hamallaj.

"Kam qysh 14 vjeç që punoj, gjithë kursimet e mia janë këtu. Nuk më ka ardhur asnjë"

Nga autoritetet kërkon vetëm një përgjigje, për të kuptuar nëse godina përbën rrezik për të dhe për qytetarët që I kalojnë pranë.

"Nuk ka siguri as për mua as për kalimtarët"

Zona e Hamallajt ka qenë epiqendra e disa tërmeteve të fuqishme të rëna pas 26 nëntorit. Dëmet në banesa janë të dukshme, ndërsa qytetarët apelojnë autoritetet për ndihma dhe grupe ekspertësh që të vlerësojnë dëmet.

EMISIONET