Mijëra të rinj grekë kanë mbushur sheshin qëndror në Athinë për të marrë pjesë në versionin e parë  grek të Harlem  Shake, një kërcim që po përhapet shumë shpejtë çdo ditë. Një pjesëmarrje si rrallë ndonjëherë  është vënë re pas një postimi në YOU TUBE, që deri më tani Harlem shake ka marrë rreth 44 milionë klikime. Të rinjtë grekë reaguan me entuziazëm pas  thirrjes të bërë nga mediat greke dhe në rrjetet sociale për të krijuar një video masive Harlem Shake në Athinë. "Unë erdha këtu me të gjithë miqtë e mi për të mbështetur versionin grek “Harlem Shake” dhe këtu po ndodh një  argëtim i madh ," tha 17-vjeçari George. Vëllezërit Pavlos dhe Stefanos, të cilët ishin veshur si shishe me  mustardë dhe ketchup, thanë se ata erdhën për të dërguar një mesazh për botën se Greqia nuk është vetëm për greva dhe protesta. "Ne duam të dërgojmë një mesazh se këtu në Greqi ne nuk jemi të vdekur, dhe se të rinjtë janë të pranishëm këtu”, tha 18-vjeçari Pavlos. Rreth 5000 njerëz morën pjesë në video e cila do të jetë i ngarkuar në kanalin YouTube Jeremy, sipas organizatorëve. Teknikisht Harlem Shak " ishte lloj i vallëzimit të viteve '80 me origjinë në lagjen Harlem të Neë Yourk-ut dhe më pas filloi të popullarizohet në video spote muzikore. Në vitin 2011 "Harlem Shake" ishte titulli i një kënge elektronike nga Baauer. Dhe tani nga viti 2013, kënga po lë gjurmë në shumë video virtuale  nëpër internet.

/Ora News.tv/