Haradinaj thirrje BE: Mos vazhdoni të mbani të izoluar padrejtësisht Kosovën

Haradinaj thirrje BE: Mos vazhdoni të mbani të izoluar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët për Ditën e Evropës, duke u zotuar se do të vazhdojë përkushtimin për integrim në BE.

Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje shteteve të BE-së që mos të vazhdojnë të mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës.

Postimi i Ramush Haradinajt

Kosova shënon Ditën e Europës sot, sepse jemi pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes europiane, ndër shekuj. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë. Më shumë Europë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim.

Në shënimin e Ditës së Europës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë. Po sot, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë.

Urime Europë - Kosova është e jotja!

EMISIONET