Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se nuk e ka në plan të jap dorëheqje.

Në konferencën për median pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Haradinaj komentoi edhe vendimin e Listës Serbe për të dalë nga ekzekutivi, ku tha se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje.

Ramush Haradinaj: "Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare, veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë, as ministrave, as zyrtarëve. Është një procedurë standard, për çka është i pakuptueshëm vendimi i marrë nga ta. Dorëheqje se kam plan me dhanë.

Lista Serbe, ka një grup parlamentar prej 10 deputetëve, prej të cilëve, nëntë janë serbë dhe një nga komuniteti goran.  Po ashtu, kjo Listë ka pasur poste ministrore dhe zëvendësministrore në Qeverinë e Kosovës si dhe udhëheq me shumicën e komunave ku serbët përbëjnë shumicën.

Gazetari i REL, Zijadin Gashi shkruan sot se largimi i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, do të ndikojë që koalicioni aktual qeverisës të humbë shumicën në Kuvendin e Kosovës, duke vënë në rrezik mbijetesën e Qeverisë që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, gjë që mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Haradinaj foli dhe për arrestimin e Marko Gjuriç


/Ora News.tv/