Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Kështu është shprehur kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend “si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm”.

“Po ashtu, është për t’u përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE-ja”, ka thënë Haradinaj, transmeton koha.net

Ai përfundoi duke thënë se kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin.

/Ora News.tv/