Haradinaj: Loja me kufijtë në Ballkan, e rrezikshme

Haradinaj: Loja me kufijtë në Ballkan, e rrezikshme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se deklaratat e politikanëve serbë, për ndarje territoriale nuk janë aspak serioze, por sipas tij nxitje të tilla do të sillnin tragjedi të reja. Në nje intervistë në gjuhën serbe, për të famshmen gjermane Deutche Velle, kryeministri i Kosovës nënvizoi se loja me kufijtë në Ballkan është tejet e rrezikshme, dhe nuk është mençuri të diskutosh për këtë temë delikate, tha ai.

“Lojërat me kufijtë në Ballkan janë të rrezikshme, për këdo që luan me to. Nuk besoj se këto janë tema serioze dhe nuk dua ti komentoj, pasi e dimë se cfarë do të ndodhë nëse luajmë me këtë temë të nxehtë. Do të sillte tragjedi, të cilat na kujtohen edhe sot dhe nuk është e mençur të flasim për këtë. Është shumë e rrezikshme”

Ndërkohë i pyetur për dialogun Prishtinë-Beograd, kryeministri Ramush Haradinaj tha se dialogu duhet të finalizohet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sipas tij vetëm atehërë do të mund të ketë kuptim ky process. Ndërsa lidhur me Asociacionin, kryeminstri nënvizoi se marrëveshja mund të bëhet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe sipas tij pala kosovare ka qënë e gatshme për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por vetëm si një  trup koordinues dhe jo si organ ekzekutiv.

Në intervistën për Deutche Velle, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se shpresonte që kjo çështje të gjente zgjidhje sa më shpejt që Kosova të ketë mundësi të fitojë liberalizimin e vizave.

EMISIONET