Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe atij ne Beograd, Kyle Scott

Në editorialin me titull: 2019-a do të duhej të jetë viti për një marrëveshje , publikuar më 8 shkurt theksohej se “udhëheqja politike e matur e vizionare mund të çojë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje që në thelb e ka njohjen e ndërsjellë”.

Në një intervistë për "Tempora" Ramush Haradinaj u përgjigj: Edhe unë kam dëshirë të heq taksën siç kanë dëshirë ambasadorët e respektuar Philip Kosnett dhe Kyle Scott njëkohësisht sic deklarohen dhe të tjerë por nuk duhet të abuzohet më me Kosovën. 

Koha na kushton të dy palëve, deri tani abuzimi me dialogun e stërzgjatur i ka kushtuar Kosovës. Në qeverisjen time e kam kuptuar këtë strategji edhe të zonjës Mogherini. 

E kam kuptuar këtë strategji jo vetëm të zonjës Mogherini. Ne çdo temë të brendshme të Kosovës ta zgjidhim në tavolinë në Bruksel me BE. Por me ardhjen në qeveri unë kam bërë të kundërtën. I kam hequr temat e brendshme tavolinës shumëpalëshe. Janë punët e Kosovës,  të shtëpisë. Jam kryetar qeverie dhe respektoj Kushtetutën.

Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!

/Ora News.tv/