Haradinaj i gatshëm për oferta koalicionesh

Haradinaj i gatshëm për oferta koalicionesh

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është i gatshëm që të dëgjojë oferta koalicionesh nga subjektet tjera.

Sipas tij nëse Albin Kurti apo LVV vjen me një ide se çka duhet të ndodhë më tej, atëherë do ta shqyrtonte, tha ai për Klan Kosovën.

“Nëse zoti Kurti apo Vetëvendosje do ta kishte ndonjë ide se çka duhet të ndodhë më tutje do ta shqyrtonim, mirëpo Kurti nuk na ka ftuar deri më tani as për konsulta as për asgjë. Nëse një palë tjetër na fton për konsultë në rastin konkret LDK ose kushdo që e merr mandatin, në këtë rast i takon LDK-së mbase, edhe ne do ta shqyrtonim se çka të bëjmë”, u shpreh Haradinaj.

EMISIONET