Për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj koalicioni qeverisës VV dhe LKD nuk është më i miri i mundshëm.

Në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, dhene mbrëmjen e 17 tetorit në RTV Ora,  Haradinaj pohon se ka dyshimet e tij për Albin Kurtin.

Pjesë nga intervista: 

Ramush Haradinaj: Kjo nuk është formula më e mirë e ndryshimit, kjo që po ndodh tani me një qeveri Vetëvendosje-LDK. Por mendoj që sovrani ka vendosur për ndryshim. Mendoj që duhet t'ia japim shansin për të parë ndryshimin pasi sipas bindjes së tij duhet që t'i japim shansin për ta parë në punë. Unë kam dyshimet e mia se zoti Kurti nuk është ai që paraqitet në opinion. Nga ajo që shoh unë, ka një nivel të lartë intelektual, një njeri që di të përshtatë mirë qëllimet. Prej kohësh si qëllim të parë ka ardhjen në pushtet.

Artur Zheji: Pra Albin Kurti ka ambicie për të ardhur në pushtet?

Ramush Haradinaj: Ai i është dedikuar plotësisht ardhjes në pushtet, edhe përshtatshmërisë se si të vijë në pushtet. Kam një pikëpyetje që dua ta shohë, se për çfarë do ta shfrytëzojë ardhjen në pushtet. Nëse do ta shfrytëzojë për punë të mira për vendin atëherë është në rregull.

Artur Zheji: Kush janë punët e mira për vendin?

Ramush Haradinaj: Duhet të mbrojë Kosovën e 17 shkurtit, pasi ende është e rrezikuar nga axhendat e gabuara. Duhet t'i rikthehet zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetit ligjor. Sa i përket bashkimit kombëtar nuk duhet të flasë, por duhet të punojë. E urrej që bashkimin ne e kemi kthyer në folklor. Kam përshtypjen se nëse ai kthen fuqinë ekonomike të Serbisë në Kosovë, i kthen maunet, bën një gabim të madh. 

Artur Zheji: Pra do të heqë taksën 100% pasi e ka deklaruar që do ta heqë atë.

Ramush Haradinaj: Nëse ai e heq atë atëherë ai do të bëjë një gabim shumë të madh.

/Ora News.tv/