Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, kërcënim për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ngre shqetësimin për armatosjen e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se ky është kërcënim për  Kosovën.

"Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!"  shkruan Haradinaj.








EMISIONET