Hapja e dosjeve, Sula e pakënaqur me buxhetin, kërkon rritje të fondit

Hapja e dosjeve, Sula e pakënaqur me buxhetin, kërkon rritje të

Dosjet e ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit do të kalojnë në procesin e dixhitalizimit. Për realizimin e projektit, por dhe për të plotësuar angazhimet që lindin nga ligji për dosjet, kryetarja e Autoritetit ka kërkuar më shumë fonde dhe staf.

Gentiana Sula: Ne kërkojmë një fond pagash të shtohet me 45 milionë lekë, ne kërkojmë mallra shërbime 5 milionë lekë për të garantuar sigurinë. Sa i përkët kapitaleve të trupëzuara të brendshme ne kërkojmë 230 milionë lekë dhe përfshijnë investim dhe dixhitalizim. Është ofruar 18 mln lekë paga ne kërkojmë plus 45 milion lekë. Është ofruar 13 mln lekë mallra shërbime, ne kërkojmë plus 5 mln lekë. Për kapitale të trupoëzuara na është dhënë vetëm 2 mln lekë në kërkojmë 230 mln lekë. Duken shumë, është viti i parë, por pa këto eficenca është në diskutim. 

Pro kërkesave të saj janë renditur edhe deputetët e mazhorancës.

Fino: Ministria e Financave ka bërë shumë gabim që ka planifikuar investime kaq pak. Duhet planifikojë investime më shumë sidomos për godninën dhe pastaj gjatë viteve të shkojmë për probleme të tjera.

Prej deputetëve të opozitës është kërkuar shkurtimi i fondeve për institucione të tjera, dhe mbështetja e punës për hapjen e dosjeve

Halimi: Të hapen sa më shpejt dosjet, të dalin sa më shpejt emrat, ky është interesi, ky është qëllimi që është ngritur institucioni, jo për të ndërtuar godina, zyra etj. Ato para që keni ndërmend ti jepni për bunkerët, shatrivanët a mund të kalojnë me modelin që kemi patur për dixhitalizimin e dosjeve të të përndjekurve politik.

Pas paraqitjes së kërkesave komisioni parlamentar do të paraqesë një relacion të plotë mbi shkurtime apo shtesa të fondeve.

Sula tha se një gjë e rëndësishme është edhe ndërtimi i godinës, pasi në të kundër puna nuk do të jetë eficente.

Gentiana Sula: Sa i përket nevojës për godinë, ajo do bëhet patjetër. Do bëhet këtë vit, apo vitin tjetër do bëhët sepse pa të ne nuk jemi efictentë, gjithë puna është tek eficenca, sa shpejt ecim. Sa i përket dixhitalizimit, janë 1500 regjisttra, imagjinoni me këto pak njerëz të hapësh një nga një. Nuk po them dixhitalizim të plotë, por të paktën dixhitalizim të mjeteve të kërkimit. 

/Oranews.tv/

EMISIONET