Hapet sezoni artistik, "Opera Open Countdown" me 20 dhe 21 shtator në Sheshin Skënderbej

Hapet sezoni artistik, "Opera Open Countdown" me 20 dhe 21 shtator

"Opera Open Countdown" do të vijë përpara publikut në sheshin Skënderbej në data 20 dhe 21 shtator duke hapur siparin e sezonit artistik shtator -dhjetor 2019.

Këto evenimente do të cilësojnë dhe nisjen e festimeve për rikonstruksionin e godinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ministrja e Kulturës Silva Margariti u shpreh se ky projekt është një sfidë e madhe, ndërsa garantoi se me godinën e re do të ketë më shumë atmosferë.

Silva Margariti: Ky muaj është një muaj vendimtar për shpërnguljen e artistëve brenda kësaj hapësire. Të gjithë e dinë se kjo është një sfidë shumë e madhe për qeverinë shqiptare. Nuk është ndërmarrë ndonjëherë një ristrukturim kaq i thellë i kësaj godine dhe me siguri do të ketë problematika në vijim që do të shfaqen, por kjo nuk ka asnjë gjë negative në vetvete.

EMISIONET