Hapësirë, tre astronautët u rikthyen në bordin e kapsulës Soyuz

Hapësirë, tre astronautët u rikthyen në bordin e

Ulja është bërë në Kazakistan pas një misioni prej 5 muaj e gjysëm në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Tre astronautë, dy amerikanë  dhe një rus, janë rikthyer nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pas 5 muajsh e gjysëm .   Kapsula Soyuz që i ka rikthyer në Tokë është ulur sot në të gdhirë në Kazakistan.   Nasa ka raportuar që operacioni i uljes së treshes: amerikanëve Joe Acaba e Mark Vande Hei dhe rusit Alexander Misurkin, ka vajtur sipas parashikimit, pavarësisht kohës së keqe dhe temperaturave nën zero.    Me nisjen e austronatëve të tjerë më datën 21 Mars nga Kazakistani, Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar do të jetë sërish i kompletuar me një ekuipazh prej 6 vetave.

Kliko këtu për të parë FOTOGALERINE

EMISIONET