Handanoviç:”I kënaqur tek zikaltërit, ndaj Atalantës vetëm për pikë”

Handanoviç:”I kënaqur tek zikaltërit, ndaj Atalantës

Samir Handanoviç po kalon një situatë fantastike me Interin dhe është një nga lojtarët kyç të zikaltërve.

Në një intervistë për televizionin e zikaltërve “Inter Tv” gardiani është shprehur se kjo situatë po i mungonte skuadrës prej vitesh ndërsa për ndeshjen e ardhshme që zikaltërit do luajnë në kampionat përballë Atalantës, Samir tha se bergamaskët janë një skuadër mjaft e organizuar.

"Kampionati është i bukur, ka shumë konkurrencë, tani po kalojmë një periudhë fantastike dhe do të shohim se sa mund ta mbajmë këtë formë. Pesë ekipe janë shkëputur por nuk do të thotë asgjë, ne jemi në  një të tretën  e kampionatit dhe asgjë nuk është vendosur.Ata po kalojnë një situatë fantastike dhe këtë e kanë treguar kundër të gjithë kundërshtarëve. Ne duhet të përgatisim veten mirë, luajmë në shtëpi dhe duhet të marrim pikë"- është shprehur Samir Handanoviç

Slloveni e ka humbur vendin e tij në kombëtare dhe ndodhet në Milano, duke marrë ngarkesën maksimale nën urdhërat e Spaletit.

EMISIONET