Një kuzhinier nga Tokio ka përgatitur hamburgerin më të shtrenjtë në botë.

Patrick Shimada ka përdorur mish të cilsësisë së lartë Japanese Wagyu.

‘Golden Giant Burger’ kushton jo më pak se 700 paund.

Shimada shpiku hamburgerin për të shënuar kurorëzimin e perandorit të ri japonez, princit të kurorës Naruhito, muajin e ardhshëm.

Golden Giant Burger do qëndrojë në meny deri në fund të qershorit.

Ushqimi që peshon mbi një kilogramë, ka copëza mishin të prera hollë, një sos të veçantë të punuar nga mëlçitë e rosës, kërpudha të rralla, lakra, djathë të butë, domate dhe qepë.

Më e veçanta e këtij ushqimi, është se përmban edhe pluhur ari, që ia jepë një shije të përkryer.

/Ora News.tv/