Një përpjekje për vjedhje përfundoi me arrestim. Kjo është ajo çfarë ndodhi dje kur recepsionistja e një godine në Sandremo vuri re një individ që ecte në mënyrë të dyshimtë duke u endur midis ndërtesave.

Gruaja, pak më vonë dëgjoi një zhurmë të fortë, e ngjashme me thyerjen e një dritareje të madhe dhe nxitoi në atë drejtim ku vuri re disa njolla gjaku në tokë.

Jo shumë larg, pikasi njeriun që kishte parë më herët në hyrje të ndërtesës.

I riu kishte një plagë në dorën e djathtë që i rridhte gjak vazhdimisht. Burri tentoi të ikte me ngut duke lënë pas gjurmët e gjakut.  

Oficerët e policisë e dërguan atë në spital dhe shkaku i plagës ishte thyerja e xhamit të dritares. Pas vizitës në spital, burri përfundoi në polici.

Njeriu, një 31 vjeçar shqiptar, nuk kishte rastin e parë të tentativës së vjedhjes. Vetëm 10 ditë më parë, ai u raportua për një tjetër tentativë grabitjeje.

Kur ishte ndaluar më herët, ai kishte dhënë emra të ndryshëm. Shqiptari u arrestua për vjedhje të rënduar në tentativë dhe u dërgua pranë autoriteteve gjyqësore.

/Ora News.tv/