Hajdutët nuk kursejnë as dhuratat e fëmijëve të sëmurë në repartin e Pediatrisë.

Ngjarja jo fort e zakontë ka ndodhur në spitalin e Sanremos në Itali.

Një plaçkitës i panjohur grabiti të gjitha pakot me lodra të destinuara për fëmijët e sëmurë me rastin e Krishtlindjeve të dhuruara nga një kompani e produkteve për fëmijë. Përveç kësaj, hajduti ka grabitur edhe dhuratat e tjera të prindërve.

"Një akt përbuzës " e konsideroi menaxheri i përgjithshëm Marco Damonte Prioli.

Hetuesit po shqyrtojnë imazhet e kamerave të sigurisë së spitalit për të rënë në gjurmët e autorëve të vjedhjes. Duke pasur parasysh sasinë e madhe të dhuratave të vjedhura, supozohet të ketë qenë më shumë se sa një persona.

Me t'u marrë vesh lajmi jo vetëm kompania, por edhe qytetarët kanë mbledhur fonde për të zëvendësuar dhuratat për fëmijët në departamentin e Pediatrisë.

/Ora News.tv/