Hajdutët kanë vjedhur medalje dhe stoli të epokës së komunizmit nga Muzeu Stasi në Berlin, ngritur në ish selinë e policisë sekrete.

Grabitja ndodhi vetëm gjashtë ditë pasi diamantë me vlerë miliona euro u vodhën nga Vault Green, pjesë e ish-pallatit mbretëror në Dresden.

Artikujt e vjedhur në Berlin vlejnë  mijëra euro, tha drejtori i muzeut Jörg Drieselmann për BBC.

Stasi kishte një rrjet të madh spiunësh dhe informatorësh në ish-Gjermaninë Lindore.

Ndër artikujt e vjedhur ishin një Urdhër i Karl Marksit dhe një Urdhër i Leninit.

Drieselmann tha se mes stolive të marra ishin një palë vathë, një unazë me perlë dhe perla, një orë ari dhe një sahat prej ari.

Hajdutët hynë nëpërmjet një dritareje në katin përdhes mbrëmjen e së shtunës. Dhe pas grabitën stolitë u arratisën.


/Ora News.tv/