Hajdari: T'i lëmë sofizmat, njerëzit s'do kenë mëshirë për ata që abuzojnë me tërmetin

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit në lidhje me situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, dukej se ishte në një linjë me Partinë Demokratike, në lidhje me propozimin e Bashës për anulimin e koncesioneve nga qeveria, në mënyrë që lekët të kalojnë për qytetarët e prekur nga tërmeti.  

Më tej, Hajdari i bëri thirrje të gjitha palëve politike që mos ta shfrytëzojnë këtë situatë për propagandë, por t'i gjenden pranë qytetarëve në këto ditë të vështira.

Fjala e plotë e Rudina Hajdarit

Meqenëse jemi në proces të rishikimit të buxhetit, duhet të përdorim të gjitha fuqitë që na jep ligji, duke filluar me anulimin e kontratave koncesionare dhe fokusimin te inspektimi i dëmeve në çdo fshat dhe qytet. Duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t'iu gjendur pranë qytetarëve dhe të lëmë metodat e vjetra të propagandës. Njerëzit janë të lodhur. Ata nuk do kenë më mëshirë me njerëzit që do abuzojnë me këtë situatë. Nuk ka kohë për sofizma. Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme për çdo gjë. Sot nuk ka më kohë për fjalë, por vetëm për vepra.

EMISIONET