Vijojnë "thumbimet" Saga “Selena Gomez- çifti Bieber” mesa duket vazhdon. Pas këngëve të fundit të Selenës, që dukshëm janë një dedikim ndaj ish-it të saj Justin Bieber, Hailey dyshohet se thumbon sërish Selenën nëpërmjet Instagramit. Në një postim në Instastory ajo shkruajti: "Ti shpreson që unë të rrëzohem, unë shpresoj që ti të ngrihesh në këmbë. Ne nuk jemi njësoj." Pas situatës së krijuar, nuk na shkon mendja për gjë tjetër veçse të mendojmë se kjo i dedikohet Selenës. Kjo e fundit ka treguar me projektet e reja muzikore se e ka mbyllur kapitullin me Bieber.

/Ora News.tv/