Haçkaj: Nuk e kuptoj si Rama arriti të bëhej kryeministër, nuk mund t'ia lëmë Shqipërinë matrapazëve

Aktivisti Flori Haçkaj, i cili jeton në Zvicër, tha se shqiptarët që jetojnë jashtë e kanë të lehtë të shkëputen nga Shqipëria por humbin vendlindjen duke ia lënë në dorë matrapazëve në pushtet, të cilët sipas tij ja kanë nxirë jetën shqiptarëve.

I ftuar në emisionin “Tempora”,  Hackaj tha se nuk e kupton dot sesi një njeri si kryeministri Edi Rama ka arritur të fitojë pushtetin.

Ndërsa shtoi se të gjithë deputetët në Parlament duhet të largohen nga salla dhe ta braktisin.

Flori Haçkaj:  “Ne andej e kemi kollaj të shkëputemi nga Shqipëria sepse kemi krijuar punë, jetën. Por do humbim diçka, do humbim vendlindjen. Jo vetëm do e humbim por do ja lemë në dorë këtyre matrapazëve që e kanë sjellë në këtë gjendje, që ja kanë nxirë jetën shqiptarëve që duan vetëm të largohen.

Çfarë kryeministri, nuk e di sesi ka ardhur kjo ditë që shqiptarët, ky popull me kaq histori të ketë në krye të vendit të atë. Është e pabesueshme. Nuk e di si ja ka dalë ky njeri. Ose ka krijuar atë rrjet. Nuk e kuptoj si gjithë ato njerëz që janë në sallë nuk çohen dhe ti largohen, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë. Ai ofendon fëmijët në mes të qendrës së Tiranës dhe ai e sheh me endje. Këta janë një grup të pafytyrësh.”


EMISIONET