Habit kreu i OBSH-së: Shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë

Habit kreu i OBSH-së: Shumë e vështirë të thuhet me

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha ditën e enjte (25 qershor) se nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19

Tedros para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit.

“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë. Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para.” 

Më shumë se 100 prova të vaksinave të mundshme janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjithë botën.

Covid-19 ka prekur mbi 9.4 milionë njerëz në botë.

Prej tyre, mbi 4.7 milionë janë shëruar dhe mbi 484,000 kanë vdekur.

EMISIONET