'Ha baltë', gruaja poshtëron grabitësin

Një grua ruse ka poshtëruar një hajdut në mes të rrugës. Një skenë komike është krijuar në rrugë ndërsa një burrë tentoi ti merrte paratë një gruaje, pa e ditur se çfarë do ti ndodhte.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale grabitësi shihet i shtrirë në tokë, ndërsa gruaja e ulur sipër tij duke e detyruar që të  hajë baltë.

 "Mbylle gojë. Dëshiroje të merrje paratë e mia? Unë duhet të ushqej fëmijët e mi dhe ti doje të më vidhje çantën. Ha baltë,"-dëgjohet ajo duke i thënë grabitëit ndërsa hedh fytyrën e tij në një pell me ujë në rrugë.

Njerëzit kureshtarë janë mbledhur duke parë pamjen e pazakontë.

Gruaja e mbajti grabitësin në tokë derisa sa erdhi policia dhe e arrestoi.


EMISIONET