Guardiola "trullos" Barcelonën, kërkon kampionin e botës

Guardiola "trullos" Barcelonën, kërkon kampionin e

Manchester City është duke zhvilluar një sezon larg pritshmërive këtë sezon duke humbur duelin për titullin kampion aktualisht me Liverpoolin. 

Skuadra e Pep Guardiolës ka pësuar shumë gola në Premier League dhe trajneri spanjoll po monitoron situatën për të përforcuar skuadrën me një mbrojtës cilësor. Objektivi i Citinzens për në Janar është pikërisht Samuel Umtiti. 

Francezi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku në 16 javë kampionat është aktivizuar katër herë. City për të siguruar shërbimet e Umtitis duhet të ofrojë të paktën 60 milionë euro.

EMISIONET